Se ti edi

Ti e di kur dielli lind ne mengjes
kur hena largohet pa fjale,
zemren qe flak ma ndez
dhe castin kur afrohesh ngadale.

Ti e di kur te kerkoj
mes hapesires se pafund,
pafund te dashuroj
te jetoj pa ty s'mund.

Se ti e di kur jam e merzitur
e kur lotoj per ty,
te gjitha momentet i ke ditur
lotet kur m'i ke fshire ne sy.

Ti e di kur jam e lumtur
se prane meje ti je,
pa ty ndihem e humbur
kur se di as ku je.

Ti e di kur te ndiej
se bota ime je ti,
kur te them TE DUA nuk te genjej
mendja me rri cdo minute tek ti.

Se ti e di kur vjen pranvera
se atehere u njohem ne,
momentet qe vijne si ngahera
dhe castet qe ndodhin sikur dje.

Ti e di kur TE DUA
kjo gje eshte e vertete,
ti zemer je per mua
me ty dua te jetoj perjete